Zgjerohet lista e largimeve dhe braktisjes së PS nga socialistët. Pas largimit masiv të 200 socialistëve në Dibër dhe bashkimit të tyre me Partinë Demokratike, po dje ky vendim është ndjekur edhe nga socialistë të tjerë, të cilët kanë grisur teserën e PS dhe kanë deklaruar largimin nga kjo forcë politike.
Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Sllovë, Fahri Çera dhe anëtari i kësaj partie, Nexhmi Seli. Po sipas opozitës, të dy socialistët do të votojnë për kandidatin e djathtë për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehun. Mësohet se vendimi për largim është marrë dje gjatë një takimi me kandidatin Shehu, ndërsa sipas PD-së, socialistët kanë kërkuar falje që kanë punuar për të marrë votën për PS-në. “Dy socialistët ndjehen të zhgënjyer dhe të braktisur. Socialistët iu bashkuan dje banorëve të Sllovës dhe Dibrës”, citohet në reagimin e PD-së.