Në një postim në rrjetin social facebook, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, shprehet se socialistët janë në hall të madh me drejtësinë dhe kjo bën që ata ta përdorin vizitën e Sekretarit Blinken për të justifikuar veten e tyre.
“Socialistët, në hall të madh me drejtësinë, vazhdojnë të përdorin Sekretarin e Shtetit, Z. Blinken, për të justifikuar faktin që Edi Rama ka korruptuar ish-drejtuesin e FBI-së për të goditur nominalisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike që të mos vijnë në pushtet.” – shkruan Karabina.
Më tej zëdhënësja demokrate thotë se akti ishte një “goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe pengim i rotacionit politik”.
“Drejtësia amerikane ka folur, ka dënuar McGonigal për lidhjet me Edi Ramën, ndërsa këta kërkojnë ta bëjnë pis dhe Sekretarin e Shtetit për të mbuluar aferat e tyre korruptive.” – përfundon Karabina.