Agim Kaca, aktivist i njohur i Partisë Socialiste, ka marrë fjalën në mitingun e opozitës. Kaca tha se, qeverisja e Ramës e përfaqësuar nga banda e Rilindjes si burim force ka krimin, drogën, vjedhjen. “Qeverisja e Edi Ramës e përfaqësuar nga banda e Rilindjes, siguri force ka gënjeshtrën dhe mashtrimin. Shqipëria ka nevojë për Reformë në Drejtësi, por jo të gjitha gjykatat janë të korruptuara. Është një gjykatë që nuk korruptohet, që nuk mund ta frikësojë askush, kjo gjykatë është populli shqiptar, jeni ju këtu që do ta përzini Edi Ramën nga pushteti. Poshtërsirat e kësaj qeverie nuk mjafton as errësira për t’i mbuluar. I bëj thirrje Lulzim Bashës që së shpejti me vendimin e kësaj gjykate në dorë, vendimin tuaj, të pastrojë pallatin kryeministror nga banda e Rilindjes.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...