Sokoli: Ndërtimi i kullave në Tiranë, vullnet politik

Urbanisti Imeldi Sokoli tha në studion e MCN Informacion se ndërtimi i kaq shumë kullave në qendër të Tiranës është pikë së pari vullnet politik.

Sipas Sokolit, faktori i dytë që ndikon është ekonomia pasi në vendin tonë, marzhi i fitimit nga sektori i ndërtimit shkon deri në 100% dhe për pasojë kjo është ngarkesë e stisur për të pasur këtë rritje të madhe në qendër të qytetit.

“E para është vullnet politik. Kemi konsistencë politike që nga fillimi i prezantimit me pompozitet të planit francez. Kemi një konsistencë politike drejt orientimit në kulla. Dhe faktori i dytë është ekonomia. Duke e parë sektorin e ndërtimit si të tillë, fitimi nga sektori i ndërtimit është shumë i lartë. Kjo edhe fakti që ky është një treg jo i konsoliduar akoma. Nëpër botë mund të themi që marzhi i fitimit nga sektori i ndërtimit mund të shkojë deri tek 15%, në Shqipëri mund të shkojë dhe 100%. Kjo është një ngarkesë e stisur në një farë mënyre për të pasur këtë rritjen e madhe në qendrën e qytetit. Kërkesën duhet ta shohim me pikëpyetje.”

Artikulli paraprakA po vijnë kohë të vështira për evazorët?
Artikulli tjetër“Kandidatët tanë në tetor në terren”, Basha: Nuk heqim dorë nga rekursi, ka hetime për vendimin korruptiv të 11 qershorit