Sondazhet nuk i parashikojnë dot zgjedhjet

John Rentoul

Edhe një herë tjetër mësuam se sa keq bëhen parashikimet. Sondazhet në Amerikë ishin të gabuara sepse shumica e tyre parashikonin se gara do të ishte e ngushtë. Por gjithmonë duhet të aplikosh gjykim mbi to, sepse zakonisht janë të gabuar. Duhet të jemi mirënjohës për faktin se sjellja njerëzore nuk mund të jetë e parashikueshme në mënyrë mekanike.
U tregova i kujdesshëm për të aplikuar leksionet e nxjerra nga referendumi i Brexit për zgjedhjet presidenciale. Bëhet fjalë për lloje të ndryshme votash në sisteme politike të ndryshme. Megjithatë tani mund të shikojmë se inati kundër sistemit dhe vendosshmëria për të votuar kundër emigracionit është një tipar i fortë i politikës në botën moderne.
Duket sikur po theksojmë atë që është e dukshme, por ana tjetër është që sondazhet nuk arrijnë të parashikojnë të vërtetën. Duket se miliona njerëz që zakonisht votojnë, kanë shkuar të votojnë për Donald Trumpin, njëlloj siç votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian. Mund të themi edhe që votuesit hezitojnë të tregojnë nëpër sonadazhe atë që vërtet kanë ndërmend të bëjnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një votë kundër sistemit.
Kështu, kur Nata Silver, mjeshtri i vlerësimit të të dhënave, analiza e detajuar e sondazheve të të cilin ishte aq e saktë herën e kaluar, tha se shanset që Trump të fitojë janë rreth 29 për qind, më duhet ta pranoj se e pata të vështirë ta përpunoj informacionin.
Mundësia e fitores që Silver dha për Trumpin ishte krijuar për të përfshirë edhe mundësinë që sondazhet mund të prekeshin nga paragjykimet, siç ndodhi. Vlerësimi bazohej në eksperiencën e mëparshme të gabimeve të sondazheve, gjë që tregonte se parashikini mund të përmbysej lehtësisht. Saktësia e rreme e mundësisë – 28,6 për qind – ishte e paprecedent.
Momenti kur votat e vërteta filluan të dilnin, parashikimet e patestuara u ekspozuan në dritën e diellit. Hispanikët nuk do të votojnë për Trumpin. Në fakt, rezulton se hispanikët thjesht nuk ia tregojnë atë sondazheve – as sondazheve të automatizuara me telefon që përdoren në Shtetet e Bashkuara – por në fakt kanë ndërmend të votojmë për Trumpin. Shumica prej tyre thjesht kanë dalë nga shtëpia dhe kanë votuar qetësisht për Trumpin me shifra më të mëdha seç votuan për Mitt Romney-n. Edhe një herë, komentatorët liberalë harruan se emigrantët mund të fshihen ndërmjet atyre që kërkojnë më shumë kufizime për emigracionin.
Do të vijë edhe reagimi i zankonshëm: sondazhet janë të padobishme, edhe këtë radhë gabuan. Në fakt nuk ka alternativë tjetër ndaj sondazheve. Ato janë sistemi më i keq, përveç gjithë sistemeve të tjera. Nuk ka mënyra të tjera për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve përveç se të pyesësh njerëzit se si kanë ndërmend të votojnë dhe të përdorësh matematikën për të projektuar përgjigjet e tyre në të gjithë popullsinë votuese.
Nuk është faji i organizatave mediatike që raportojnë sondazhet. Qeniet njerëzore duan të dinë se çfarë do të ndodhë: ata kërkojnë informacion. Siç kemi mësuar natën e djeshme, ky informacion do të jetë zakonisht i gabuar derisa votat e vërteta të fillojnë të numërohen. Ndonjëherë do të jenë pak të gabuara, ndonjëherë shumë, njëlloj si me zgjedhjet e fundit amerikane.
Gjithmonë do të ketë sondazhe përpara zgjedhjeve, por gjithmonë përpiqemi t’i interpretojmë më mirë dhe të aplikojmë gjykimin politik për të vlerësuar pasigurinë. Problemi i radhës: Çfarë do të sjellë presidenca e Trumpit.

Artikulli paraprak4 skuadrat që po mahnitin Europën
Artikulli tjetërPërse humbi Hillary Clinton?