Sondazhi i fundit i “SRC”: Opozita fiton me mbi 56 të votave, PS vetëm 42%, PD parti e parë

Kompania “Smith Research & Consulting” nga Izraeli ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen me 25 prill. Sipas këtij sondazhi të publikuar nga Indeksonline në Kosovë, Partia Demokratike me në krye me Lulzim Basha po prin para socialisteve të Edi Ramës. Sipas sondazhit, PD merr 46.1% të votave, kurse PS merr 42.4% dhe LSI ka 10.4%.

Gjatë sondazhit janë bërë edhe pyetje tjera. 56.4% e të pyeturve besojnë se Lulzim Basha do ta fusë Shqipërinë në BE, ndërsa vetëm 43.6% mendojnë se Edi Rama do ta realizojë këtë. 52.5% e përgjigjeve besojnë që Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. 56.2% mendojnë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të ri citon Indeksonline.

Kompania “Smith Research & Consulting” realizoi një javë më parë edhe një tjetër sondazh për Klan Kosova. Edhe ai nxirrte fitues Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me 44.7% të votave, 42.5% zgjodhën PS-në ndërsa 11.3% shkuan për LSI-në.

Exit mobile version