Sondazhi i fundit/ Rama në pikiatë, pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë në rritje

Ora News, në bashkëpunim me IPR Marketing, po publikon sot rezultatet e sondazhit te dytë në nivel kombëtar për këtë vit.

Në studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga  Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing dhe dy analistët, Artur Zheji dhe Dritan Hila.

Kriza politike, sjellje jo normale e partive politike

Në lidhje me krizën politik që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një situatë jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike.

38.8% e të anketuarve mendojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të parimeve demokratike.

Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë.

Shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë

Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit.

Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.

Marzhi i gabimit

Kampioni përfaqësues është 2000 shqiptarë.

Antonio Notto: “Ne nuk kemi intervistuar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thelbëësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në nr fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.”

IPR Marketing eshte një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh.

1 45

2 42

3 29

Artikulli paraprakShembja e banesave, Tabaku thirrje qytetarëve: Të bashkohemi para se shtëpitë tona të jenë pre e dhunës së qeverisë
Artikulli tjetërTensionohet situata te ‘Selvia’, banorët nuk pranojnë të dalin nga banesat, Veliaj lëshon ruspat…