Sondazhi/ Lufta e “Berisha-Bardhi” në parlament, 78.4% kundër: Do braktisen…

Prej disa javësh qëllimi i Rithemelimit ka qenë të krijojë kaos në Kuvend dhe në komisione parlamentare, duke penguar zhvillimin e seancave normale. Shumë aktorë janë shprehur se kaosi në të vërtetë nuk ka të bëjë me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendon Rithemelimi, por revolta lidhet me betejën e Sali Berishës me drejtësinë.

Por si do të ndikojë ky aksion i ri i opozitës te mbështetësit? Në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë se aksioni i Rithemelimit po e dëmton opozitën.

Të pyetur a mendoni se strategjia e re e opozitës për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do t’ia shtojë përkrahjen në elektorat vetëm 13.5% ose 275.000 qytetarë janë përgjigjur “po”. “Anoj nga po” janë shprehur 8.1% ose 165.000.

78.4% janë përgjigjur “jo”, ky aksion nuk do ia shtojë përkrahjen opozitës.

Artikulli paraprakEmigrantët përçajnë Foltoren
Artikulli tjetërKishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të Krishtlindjes në shenjë proteste për luftën në Gazë