Sondazhi i ‘Flame Tree Advisors’: Opozita fiton zgjedhjet, 10 pikë para PS, Basha 15 pikë para Ramës

Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, opozita i fiton ato me 10 pikë më shumë se PS, ndërsa Basha ka një avantazh të dukshëm ndaj Ramës me 15 pikë më shumë si Kryeministër.

Në sondazhin e publikuar në SYRI TV duket edhe preferencat e shqiptarëve për një ndryshim.33.6 për qind e shqiptarëve janë shprehur se do të votonin për Partinë Demokratike.38.2 për qind e shqiptarëve do të votonin për Partinë Socialiste.
Ndërsa 10.7 për qind e qytetarëve do t ë votonin për LSI.Në total, 48.8 për qind e shqiptarëve do të votojnë për opozitën e bashkuar, ndërsa Edi Rama qëndron në 38.2 për qind.

15 për qind e shqiptarëve mendojnë se kreu i opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë se Edi Rama. Në sondazhin e ‘Flame Tree Advisors’, Edi Rama nuk e kap as 40 për qind të votuesve të cilët besojnë tek ai pas 8 viteve që ndodhet në pushtet.Ndërkaq janë 53.2 për qind e shqiptarëve të cilët mendojnë se Lulzim Basha është një kryeministër më i mirë se Edi Rama.

Exit mobile version