Sondazhi, shumica e shqiptarëve kundër reformës në drejtësi: Shkoi keq e më keq

Shumica e të anketuarve prej 36.2% shprehen kundër reformës në drejtësi dhe thonë se ka shkuar “keq e më keq”.

Besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi pesë vite pas miratimit të saj me një votë totale në parlamentin shqiptar ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ndonëse ambasadorët e huaj vazhdojnë ta shesin si një histori suksesi dhe ndonëse edhe në fushatën e fundit shumica qeverisëse e paraqiti atë si margaritarin e kurorës mes reformave të veta vetëm 0.8 e shqiptarëve e shohin atë si një arritje pozitive të padiskutueshme.

Një sondazh i MRB dhe Data Centrum për Euronews Albania i bërë publik në emisionin “Barometri” të së enjtes në mbrëmje tregoi se një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq. Ndërkohë, që më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.

në një sondazh të zhvilluar në fillim të vitit 2016 nga instituti IDRA dhe të mbështetur nga Fondacioni Soros nënvizohej se një shumicë plebishitare shqiptarësh e mbështesnin këtë projekt me mbështetje euro amerikane. “Publiku i gjerë mbështet fuqimisht nevojën për një reformë në sistemin e drejtësisë. 91 % e të intervistuarve ose e mbështesin “plotësisht” (64%) ose “deri diku” (27%) nevojën për një reformë të tillë” thuhej atëherë në këtë vëzhgim.

Po çfarë ka ndodhur që athere?

E para është vonesa dhe mos krijimi plotësisht i shumicës prej institucioneve të reja. E dyta njëanshmëria dhe selektiviteti i politizuar i vettingut. Së treti mos prekja e një drejtësie të ndyshme nga qytetarët që kanë po të njëjtat probleme si më parë me gjykatat dhe prokurorinë.

Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku

Të gjithë kanë parë se edhe pesë vite më pas nuk ka drejtësi për “peshqit e mëdhenj” dhe nuk ka politikanë të lartë par drejtësisë. Publiku ka vëzhguar tredhjen e një institucioni si SPAK dhe pa mundësine e tij për të hetuar krime si vjedhja e votës apo korrupsioni i qeverisë me koncesionet dhe tenderat.

Artikulli paraprakZyrtare, Facebook do të quhet Meta
Artikulli tjetërFRPD Vlorë reagon ndaj Ramës: Sekti i rilindjes publikon serialin e tretë të Telenovelës prej Betoni!