Sonte finalja e madhe, Guardiola: Chelsea e di se kundër kujt do të luajë

Manchester City është gati për të fituar Champions League, trofe që nuk e ka fituar kurrë më parë.

Sot zhvillohet finalja e madhe me Chelsean, takim rreth të cilit ka folur trajneri Pep Guardiola.

“Është e tmerrshme, ju këshilloj të mos bëheni trajnerë. Nuk ekzistojnë fjalët e duhura për të ngushëlluar ata që nuk do të luajnë. Këshilla ime është që të jenë të përqendruar, ka pesë zëvendësime ose më shumë dhe të gjithë do të kenë një mundësi. Më vjen keq për ata që do të mbeten në stol”, u shpreh Pep.

“Kanë kaluar dhjetë vite dhe e mbaj mend shumë mirë. Ai Manchester ishte një nga skuadrat më të mira të historisë, me Sir Alex në stol. E mbaj mend mënyrën si luajtëm. Atë natë kemi vënë në praktikë gjithçka për të cilën kishim punuar”.

“Ekipi? E di si duam të luajmë, dhe ata e dinë kundër kujt do të luajnë, kështu që nuk do t’i bezdis shumë”.

“Është një eksperiencë e pabesueshme, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija në finale kur kam filluar karrierën time. Jemi shumë me fat dhe kjo është ajo që do u them lojtarëve”.

“A do të qëndroni edhe në rast humbje? Sigurisht që Po. Sepse ky klub i jep trajnerit gjithçka për të cilën ka nevojë. Investon shumë dhe këtë nuk mund ta mohoj, por jo vetëm: të gjithë më mbështesin, ndihem shumë mirë. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Kjo është arsyeja pse kam rinovuar kontratën”.

Artikulli paraprakRonaldo mund të zëvendësojë Mbappe, Juve kërkon ta shkëmbejë me Pogba
Artikulli tjetërA do ta pranojë Messi ofertën e Barcelonës?