Sorina Koti: Kjo farsë e mbledhjes së komisioneve online do të marrë fund!

DEKLARATA E NËNKRYETARES SË KOMISIONIT TË EKONOMISË, SORINA KOTI

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Komisioni i Ekonomisë, ne kërkuam prezencën tonë fizike dhe sot ishim të gjithë pjesëmarrës këtu në komision.

Dhe në mbledhjen më të parë të Byrosë së Kryetarëve kjo farsë e mbledhjes së komisioneve online do të marrë fund.

Kur sot janë të gjitha shkollat e hapura, universitetet, baret, teatrot; ne kërkojmë që puna në puna e deputetit të bëhet në terren.

Ne sot ishim prezentë, sepse detyra jonë është të përfaqësojmë qytetarët shqiptarë për çështjet që ne mbulojmë në Komisionin e Ekonomisë, është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit.

Kështu që ne sot ishim të prerë që prezenca jonë do të jetë këtu.

U bëmë thirrje kolegëve tanë të PS-së, që përsëri edhe ata të na bashkohen tek nismat që kemi marrë, duke zbatuar të gjitha masat anticovid; vaksinimin e deputetëve, testet dhe prezencën me maska.

Një tjetër problem që ne hasëm ishte padukshmëria e anëtarëve të komisionit nga Partia Demokratike pasi pjesa e ekspozimit ishte vetëm pjesa online, ku ne nuk dukeshim që ishim prezentë.

Ne duam që t’i bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë që PD është në terren, është pjesë e komisioneve dhe ku ka për të bërë të gjitha projekt propozimet në të mirë të qytetarëve.

Exit mobile version