Sot, betejë për rrëzimin e regjimit kriminal, qindramijëra në shesh

Eshtë pranvera e protestave të një populli të ngritur në këmbë kundra një regjimi kriminal, të korruptuar dhe të padrejtësive.

Sot pritet një nga protestat më të mëdha të këtyre dy muajve të fundit dhe ndër më të mëdhatë në të gjithë historinë e këtyre 29 viteve të fundit.

Pritet që në shesh të jenë qindramijëra protestues në betejën për rrëzimin e regjimit kriminal të ngritur nga Kryeministri më i korruptuar në Europë, konstatim ky jo më vetëm i shumicës së shqiptarëve dhe opozitës, por edhe i mediave ndërkombëtare dhe vetë Departamentit të Shtetit që në raportin e funidt e bënte mjaft të qartë këtë panoramë të zymtë për Shqipërinë.

Uragan qytetarësh 

“Edi Rama dhe banda e tij kanë humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Rama e di fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje-zgjedhje fallco, pa opozitën nuk ka për të pasur. Kjo qeveri është kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. PD e gatshme të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit.

Të gjitha sondazhet tregojnë se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve për t’iu përgjigjur krizës me një transformim të thellë politik dhe ekonomik”, tha Basha

“Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.

Lulzim Basha tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë nga një vend bazë operacionale për krimin e organizuar, siç e quan Departamenti i Shtetit, në një vend që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.”

protesta 11 1

Exit mobile version