Sot ditëlindja e Nënë Terezës: Me gjak, unë jam shqiptare…

Sot është 111 vjetori i lindjes i një prej njerëzve më bujar që ka njohur njerëzimi, Nënë Tereza. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën. Jetën ajo ua dedikoj të gjithë njerëzve që ishin në nevojë.

Nënë Tereza jetoi në Maqedoni për 18 vjet, më pas u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Ajo është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

Nënë Tereza e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Kalkuta të Indisë duke ju dedikuar tërësisht çështjes së bamirësisë dhe duke u kujdesur për njerëzit e varfër e të sëmurë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, do të shprehej Nënë Tereza. Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 Shtator 1997 në Kalkuta të Indisë.

3 8

Exit mobile version