Sot, ditëlindja e njeriut që bën histori

Sot është një ditë e veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha pasi ai feston ditëlindjen e tij të 74-tërt. Eshtë ditëlindja e njeriut që bëri histori duke ndryshuar Shqipërinë dhe duke e drejtuar atë nga beteja kundër regjimit diktatorial drejt anëtarësimit në NATO, heqjes së vizave dhe një transforimi të plotë duke nisur nga infrastruktura rrugore dhe zhvillimi ekonomik.
Ai ka lindur në 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës, dhe përgjatë këtyre 30 viteve të demokracisë në vendin tonë ka mbajtur poste të rëndësishme politike, duke përfshirë postin kryeministror dhe presidencial.
Pavarësisht viteve që ikin Berisha mbetet një nga politikanët më aktivë edhe tashmë që ndodhet në opozitë, duke mos ndalur denoncimet lidhur me qeverisjen që po i bëhet vendit nga Edi Rama. Ai vijon të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e qarkut të Tiranës.
Nuk dihet nëse për Berishën do të mbahet ndonjë ceremoni në familje, pasi jo më larg se dje familja festoi dhe fejesën e Shkëlzenit me Armina Mevlanin. Festa u mendua të ishte mjaft familjare, me rreth 30 të ftuar, persona shumë të afërt për çiftin.

Artikulli paraprakPërgjimet, “hap gojën sa do”, si u pagua Alizoti nga Fatmir Xhafa për dëshminë e rremë
Artikulli tjetërIsh-ministri zbulon prapaskenat e ligjit për lojrat e fatit