Sot do të jem në shesh në emër të Xhesielës…

Deputetja Jorida Tabaku i është bashkuar nismës ‘Female Blackout’ e cila është shpërndarw me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në profilet e tyre, gra e vajza kanë vendosur për disa orë një fushw të zezë si simbolikë kundër dhunës ndaj tyre.
Sot Facebook në të vërtetë duket më i zymtw me bashkimin virtual të grave kundër dhunës, keqtrajtimit dhe diskriminimit të tyre.
Deputetja Tabaku shoqëroi këtë status:
Sot do të jem në shesh në emër të Xhisielës dhe të krimit të shumëfishtë që i është kryer asaj. E përdhunuar dhe trajtuar në mënyrë barbare dhe më pas e shpërfytyruar dhe e mohuar nga institucionet shtetërore ajo personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeveris.
Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilen është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.
Shqipëria po vazhdon të degradojë përditë e më shumë në një humnerë kaosi dhe terrori.
Një gjendje e tillë është mbjellë nga përgjegjësit kryesorë të kësaj situate, mazhoranca. Tanimë është e pashmangshme dhe e pamohueshme që krerët e saj janë të përfshirë në akte të tilla vandale dhe të turpshme.
Askush nuk mund të shfajësohet me një arrestim sa për të larë gojën ndërsa ka heshtur për ditë e muaj të tërë.
Si një qytetare e përgjegjshme, si një deputete në shërbim të qytetarëve dhe të mirës sonë të përbashkët dhe mbi të gjitha si një nënë. Unë do të jem sot në 17.30 në protestën përballë kryeministrisë.
Ju pres aty

Exit mobile version