Sot është 1 maj, dita e punëtorëve, por Rama e ka çdo ditë 1 prill

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i cilëson qesharake pretendimet e kryeministrit Edi Rama.

Referuar raportit të Bankës Botërore, që numri i papunësisë në vend është ulur ndjeshëm, përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehaj shkruan se pavarësisht se është data 1 maj kryeministri Rama këtë ditë e ka 1 prill.

Shehaj, nuk harron edhe largimet nga vendi, ndërsa shprehet se shumë të rinj po largohen në kërkim të punës duke i dhënë vendit një goditje të rëndë.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Është qesharake që Kryeministri i vendit u referohet studimeve te te huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, për të thënë që është ulur papunësia.

Kryeministri e ka te thjeshte: le te thote se ku jane krijuar  vendet e reja te punes në cilen industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur.

Por ai nuk e thote dot kete sepse ne Shqiperi jane mbyllur vende pune dhe nuk jane krijuar vende te reja pune. Ne gjashte vite te qeverise Rama ne Shqiperi ku nuk ka patur asnje investim te ri te huaj, ndersa qindra investitore te huaj jane larguar nga vendi;nuk ka patur asnje investim te brendshem prodhues; nuk ka patur asnje permiresim teknologjik; nuk ka patur rritje te pagave reale; ndersa investimet publike jane vjedhur nga qeveritaret ose jane shperdoruar per fasada.

Nje ekonomi e tille nuk prodhon as pune, as zhvillim. Ndaj nga Shqiperia po largohen ne mase te rinj e te vjeter ne kerkim te punes, po largohen madje edhe mjeket, inxhinjeret dhe specialistet duke i dhene te ardhmes se vendit nje goditje te rende. Edi Rama eshte dy gjera: hajdut qe vjedh pasurite dhe parate publike bashke me klientet e tij grabitqare dhe genjeshtar qe pastaj mbulon varferine dhe prapambetjen qe ka shkaktuar me mashtrime te turpshme si kjo e uljes se papunesise.

Sot eshte 1 maj, dita e punetoreve, por Edi Rama e ka çdo dite 1 prill.

Artikulli paraprakAres Ypi refuzon mandatin e deputetit: Ne demokratët nuk mund të jemi fasadë në Kuvend…
Artikulli tjetërNjë vjedhje spektakël e bandës së Ramës! Një mburojë betoni me gjatësi 100 meter kushtoi 3.4 milionë euro