Sot gjyqtares ia mbylli gojën Policia edhe fizikisht

Nga Vehap KOLA

Gjyqtarja Margjeka, që shpalli të paligjshëm mandatin e Valbona Sakos në Bashkinë e Durrësit, paska patur në dorë edhe dosjen e trafikut të drogës ku përfshihet vetë Drejtori i Policisë së Kufirit.

Me siguri regjimi i stisi asaj prova të rreme për t’i mbyllur gojën.

Sot asaj ia mbylli gojën edhe fizikisht POLICIA. Pamjet nga makina e policisë ku gjyqtaren e tërheq për krahu si një leckë një polic janë lebetitëse.

Palermo, Siçilia dhe Napoli i viteve 60-70 të sjellin ndërmend këto skena ku gjyqtarja pengohet me forcë të komunikojë me mediat.

Të gjitha diskutimet e luksit mbi herësin e listave të Ramës apo mbi skupet për të shpërqëndruar vëmendjen nga ana e Klosit, kur mafia shfaqet kaq drejtpërdrejt janë krehje kur fshati digjet.

Nëse ka juristë, gjykatës, avokatë, prokurorë, aktivistë të të drejtave të njeriut në këtë vend, duhet të flasin sot.

Përndryshe, gjithçka që bëjnë është në shërbim të mirëqenies së regjimit mafiokratik të Rama-Veliajt.

Artikulli paraprakPS ka nisur manipulimet/ Mustafaj: ODIHR është një arbitër i pranuar nga të gjitha palët. Në fund të lojës, PS rrëzon arbitrin
Artikulli tjetërMjeku i njohur: Shqipëria po tregon që nuk teston, nuk ka transparencë as për vaksinën e gripit