Sot nis presidenca gjermane e BE/ Meta: Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura!

Presidenti Ilir Meta reagoi pasi sot nisi presidenca gjermane e Bashkimit Europian. Në një postim, Meta shkruan se, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura.

Ai përmend edhe takimin e tij dje me kreun e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi!

Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakGoditje staliniane ndaj botës universitare
Artikulli tjetërHumbin jetën edhe dy pacientë me Covid-19 në spitalin Infektiv, QSUT mbetet vatër infeksioni, sot 45 raste të reja