Kryetari i PD, Basha u shpreh konferencën e shtypit me mediat se, situata sot nuk do të ishte kështu nëse masat e kërkuara nga ne që nga marsi e prilli do të ishin zbatuar.
“Situata nuk do të ishte kështu as në rrafshin shëndetësor dhe as në rrafshin ekonomik.Prej marsit i kërkoj ditë për ditë, 2500 teste në ditë. Plotësisht e mundur për t’u blerë dhe administruar dhe përballuar në këtë mënyrë, me vërtetësi, përmasat e vërteta të pandemisë dhe kjo sjelle, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.
Kjo është detyra e qeverisë nuk është detyra të dalin si sharlatanë vëre maskën këtu mos e vër maskën atje se po se’ vura do të vë gjobën. Kjo është të lash duart me shëndetësinë, me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh paratë e njerëzve.
2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri në ditë, kurs sipas statistikave ët tyre zyrtare dje kemi arritur një rekord infektimesh”, tha Basha.