Sot, Ukrainë-Shqipëri/ Hoxha duhet të presë, Silvinjo ka caktuar titullarët kuqezi

Të gjithë ata që kujtojnë ato inkursione të Arbër Hoxhës në minutat që mori në Europian, mesa duket do të presin akoma për ta parë me një fanellë titullari. Kështu të paktën la të kuptohet trajneri në konferencën për shtyp, megjithëse ka treguar se befasitë i ka aplikuar edhe më përpara.

 

Por, me shumë mundësi pritet që Nedim Bajramin ta përdorë në krah të majtë, ashtu si me Kroacinë dhe Spanjën, ndërkohë në mesfushë në vendin e tij do të jetë Qazim Laçi, për të formuar një bosht të fortë dhe fizik, që do t’i bëjë ballë ukrainasve.

Me Nedim Bajramin përpara pritet të jetë edhe Rei Manaj me Jasir Asanin që do të kompletonin sulmin. Sakaq, me Laçin në mesfushë do të jetë edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani.

Sa i përket mbrojtjes, dihet tashmë që Silvinjo nuk ka dy titullarët e Europianit, me Ajetin dhe Gjimshitin të padisponueshëm, do të jetë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli që do ta nisin me shumë mundësi nga minuta e parë. Të dy qendrat janë aktivizuar me klubet e tyre dhe Silvinjo i mendon si të duhurit kundër Ukrainës. Në krahun e majtë nuk ka dilema, pasi do të jetë Mario Mitaj titullar, ndërsa në të djathtë, trajneri ka provuar Elseid Hysajn, edhe pse mosdalja e tij në konferencën për shtyp si kapiten të step disi.

sdsdasdasda

Gjithsesi mund të jetë edhe një mënyrë për ta mbrojtur mbrojtësin, pasi nuk po kalon një situatë të mirë te Lacio dhe ndoshta nuk ishte momenti për të folur me mediat. Është në balotazh me Balliun për krahun e djathtë.

Ndërkohë porta do t’i besohet sërish Tomas Strakoshës. Më tej alternativa janë: Mihaj, Bajrami, Hadroj, Abrashi, Berisha, Uzuni, Hoxha, Zeka, Spahiu dhe Seferi.

Exit mobile version