Spahia me disa nga figurat e shquara italiane diskuton mbi kapjen e sistemit gjyqësor nga e majta në Itali

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka marrë pjesë në një takim online së bashku me Antonio Tajani, zv. President i Forza Italia dhe i Partisë Popullore Europiane, Zv. Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Senatorin Lucio Malan dhe personazhe të tjerë të shquar të të djathtës europiane, anëtarë të “Circolo Esperia”, gjatë prezantimit të librit-intervistë “Il Sistema” historia e vërtetë e drejtësisë në Itali, nga Alessandro Sallusti.

Spahia ka diskutuar rreth çështjes së kapjes së sistemit gjyqësor nga e majta në Itali. Bardh Spahia është anëtar i “Circolo Esperia” prej dy vitesh.

Postimi i Bardh Spahisë në Facebook

Sot takim në Zoom i “Circolo Esperia” së bashku me Antonio Tajani, zv. President i Forza Italia dhe i Partisë Popullore Europiane, Zv. Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Senatorin Lucio Malan dhe personazhe të tjerë të shquar të të djathtës europiane, anëtarë të “Circolo Esperia”, gjatë prezantimit të librit-intervistë “Il Sistema” historia e vërtetë e drejtësisë në Itali, nga Alessandro Sallusti, drejtor i një prej gazetave të përditshme më të rëndësishme në Itali “Il Giornale” dhe një nga gazetarët më të shquar dhe me influencë në Gadishullin Apenin. Mora pjesë në një diskutim të jashtëzakonshëm mbi kapjen e sistemit gjyqësor nga e majta në Itali.

Circolo Esperia, ku jam anëtar prej dy vitesh lind si një pikë referimi për politikanë italiane dhe europianë të qendrës së djathtë të cilët angazhohen prej vitesh në Bruksel dhe që besojnë se Europa duhet të mbrojë mbi të gjitha lirinë dhe dinjitetin e njeriut, që individi të jetë në qendër i rrethuar nga një shtet i gatshëm t’i garantojë të drejtat dhe ta mbështesë dhe jo ta shtypë dhe kufizojë.

Exit mobile version