Spahia paralajmëron Ramën për vendimin e Qershorit

Bardh SPAHIA

Pasi u zhduk për 5 ditë, kryeministri u vetëshfaq për të dhënë arsyen e mungesës: paskërka qenë duke lobuar për integrimin!!! E këtë akt kaq fisnik, njeriu që për imazhin e tij ka ndërtuar një makineri gjigande propagande, e paska bërë fshehurazi!!!!

Ky kryeministër që e quan veten legjitim, sapo pranoi në një logorre të gjatë halli, se nuk di të sillet aspak si i tillë dhe është vështirë të kuptosh se ku i nis gënjeshtra e ku i mbaron papërgjegjshmëria për detyrën që ka.

Eshtë i vetmi kryeministër në botë që thotë se u nis fshehurazi e bëri po fshehurazi ca takime informale, për një proces që është krejt normal e transparent, hapja e negociatave të antarësimit.

Se përse një kryeministër sillet si të ishte disident ilegal e jo kryeministër në vendin e tij, se përse nuk pritet as në takime kortezie sic i takon rangut të tij, kur shkel një vend të huaj, këtë nuk e thotë edhe pse e sigurtë që e kupton mirë akullin diplomatik, që i servirin cdo herë homologët e tij europianë.

Prandaj sic thotë vetë, është katandisur të takojë “ish-a“, ish ofiqarë apo politikanë, pesha e të cilëve s’mund të jetë kurrë e barabartë me atë të vendimmarrësve të tyre, që nuk e qasin tashmë Edi Ramën. Me siguri shkon të qahet me stilin e njohur “o burrë, o burrë…aman o burrë“, që liderët e BE të mbyllin sytë, sic iu mbyllën Komisionit Europian për drogën e Saimir Tahirin një vit më parë.

Por e vërteta është kokëfortë o kryeministër ilegjitim: Merkel me kolegët e saj, po gjejnë në tryezat e tyre të njëjtat zullume, për të cilat nuk na denjuan me një vendimmarrje vitin e kaluar, por ia lanë këshillit të ministrave vendimin për shtyrje të hapjes së negociatave të antarësimit.

E kanë krejt të qartë se cfarë përfaqëson, e prandaj nuk të qasin. Sic thua vetë, nëse është e vërtetë, po endesh nëpër Europë, duke kapur kë të mundesh për mënge, njëlloj si ai nxënësi ngelës që kërkon dëshpërimisht një notë kaluese.

E në Tiranë bën trimin, me mandatet e trafikuara në kuvend, për të cilat janë dy dosje në prokurori e me gjasë mund të hapet ndonjë tjetër me lëvizjet e fundit. Pra nuk do jetë aq e thjeshtë Edi Rama…Sa më shpejt ta kuptosh, aq më mirë do jetë, për vendin, edhe për ty!

Artikulli paraprakProtesta e banorëve te Unaza e Re: Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet….
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: Protestuesi i plagosur rrëmbehet nga policia nga shtrati i reanimacionit!