Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ndodhet në krye të protestës së qytetarëve në Shkodër, të revoltuar ndaj vendimit të qeverisë për konstituimin e këshillit të ri bashkiak të zgjedhur më 30 Qershor.
Spahia tha se, protesta është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve.