Spahia: Tirja është pasqyra e Edi Ramës, vetë qeveria po nxit përhapjen e rrezikshme të Covid-19

Nga komunikimi ish-deputetit të PD, Bardh Spahia me gazetaren Ola Bruko në News 24

Korrupsioni ka ekzistuar edhe në kohën kur PD ishte në pushtet edhe pse asnjëherë në këto përmasa, por deri në vitin 2013 ka patur reforma të jashtëzakonshme dhe përmirësim të vazhdueshëm, ndërsa pas këtij viti, me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, nisi degradimi me hapa galopantë, së pari me fenomenin e pandëshkueshmërisë, që e shohim prej 8 vitesh për Ramën dhe shpurën e tij.

Prandaj rasti i Tires dhe i të tjerëve që u arrestuan tek “Shefqet Ndroqi”, i cilësoj si një shfaqje të realitetit të trishtë, që ka përfshirë vendin. Më tepër se një aspekt personal të atyre personave, do ta konsideroja një fenomen. Tirja në vetëvete është një fenomen, që lidhet me modelin e qeverisjes së këtyre 8 viteve. Nuk është Tirja e Sanatoriumit rasti i vetëm, por që në vetëve reflekton situatën reale në sistemin shëndetësor. Shqiptarët për fat të keq janë mësuar të dëgjojnë çdo ditë afera korruptive në nivelet më të larta të qeverisjes. Vendi ynë po kalon një moment shumë të vështirë. Rasti i Tires reflekton zhytjen në korrupsion të thellë të strukturave shtetërore. Rrënjët e modelit të Tires duhet t’i shohim te drejtuesit e sistemit shëndetësor, që janë zhytur në tendera dhe PPP klienteliste korruptive.

Shikoni mungesën e transparencës nga Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e Covid-19. Në mënyrë kriminale, qeveria zgjodhi një errësirë të plotë informative, një mungesë të plotë transparence, që shton pasigurinë te qytetarët, por rrit edhe papërgjegjshmërinë te qytetarët, në kontekstin, që nëse nuk i pasqyrohet situata reale e përhapjes së virusit, sigurisht që do të ketë rënie të alertit tek ata. Është vetë qeveria që kontribuon në uljen e ndjeshmërisë apo kujdesit te qytetarët karshi virusit. Shifrat flasin vetë, jemi në shifra tejet alarmante. Jemi vendi me numrin më të lartë të infektimeve, krahasuar me testimet. Është komplet e paimagjinueshme për një vend normal. Shohim një mungesë të plotë të ndërhyrjes së strukturave të qeverisë shqiptare, një mungesë të plotë të një strategjie dhe plani për t’u përballur me situatën.

Që në shtatorin e kaluar, pas muajsh pune me ekspertë, Lulzim Basha ka prezantuar një plan pune serioz për përmirësimin e shëndetit të të gjithë shqiptarëve me pesë pikat e njohura tashmë për këdo për ndërhyrje, në mënyrë që të ndagalësohej përhapja e virusit. Asnjë reagim por vetëm papërgjegjshmëri ekstreme.

Aspekti kryesor i programit të PD është vendosja e pacientit në qendër të gjithë përpjekjeve tona për garantimin e shërbimit të mirë, dhënien e hapësirave atij për të zgjedhur vetë mjekun e familjes, mjekët, klinikën a spitalin ku mund të marrë shërbimin mjekësor; për të vijuar më tej te garantimi i marrjes së rimbursimit të ilaçeve në bazë të diagnozës së përcaktuar; daljen nga kjo situate kaotike me barnat e ilaçet, ku pa frikë mund të themi se jemi kthyer në një han pa porta, ku mund të hyjë cdo lloj preparat i pagarantuar, që mund të jetë i rrezikshëm dhe të krijojë dëme të parikuperueshme në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjithashtu, pikë e rëndësishme është infrastruktura, kthimi i dinjitetit personelit shëndetësor, përmes rritjes së pagave, 700 euro për infermierët e 1200 euro për mjekët, kthimi i vëmendjes edhe te mjekët specializantë, përmes shpërblimit financiar prej 950 euro, shtimin e numrit të mjekëve, deri në dyfishimin e tyre.

Duhet ta pranojmë që situata është alarmante, tërësisht jashtë kontrollit. Ky kryeministër I ka braktisur qytetarët në këtë ditë të vështirë për ta sic është përballja me Covid-19. Zgjidhja ngelet vetëm te largimi i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri dhe sjellja në shinat e duhura të sistemit shëndetësor, përmes marrjes së masave të duhura.

sss

Exit mobile version