Spahia: Urrejtja e Ramës ndaj bluzave të bardha, një arsye më shumë që të largohen nga vendi!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të rritur rrogat e bluzave të bardha. Spahia thekson se urrejtja e Ramës dhe indiferenca e tij ndaj shërbimit mjekësor nuk njohin kufij.
“Urrejtja e Rames ndaj bluzave te bardha dhe indiferenca e tij ndaj sherbimit shendetsor nuk njohin kufij. Arrijnë deri aty sa shkelen parimet e pavaresise se sherbimeve dhe klinikave universitare ne perzgjedhjen e shefave te klinikave.
U imponohet mjekeve qe konkurrojne per keto poste akademike dhe klinike nje komision ne perberjen e te cilit eshte vetem nje mjek dr Dracini, kurse pjesa tjeter e anetareve jane aty per merita pa asnje lidhje me mjekesine, per faktin qe jane miq te Rames apo ministres Manasterliu. Edhe nje arsye me shume qe mjeket e rinj dhe te talentuar te largohen jashte vendit”, shkruan ai në Facebook.

spital

Artikulli paraprakJa pse Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg
Artikulli tjetërTë shtëna me armë zjarri, një i plagosur