Spahiu: Anglia dhe SHBA do rikonfirmojnë së shpejti pozicionin e tyre kundër Berishës!

Perëndimi nuk do ia heqë ‘non gratën’ Sali Berishës, por do e përforcojë edhe më tej qëndrimin kundër tij.

Kështu shprehet për Report TV juristi Kreshnik Spahiu, në analizën politike që bëri ditën e sotme (2 Shkurt).

Madje ai tej jep edhe lajmin e fortë, se Perëndimi (SHBA dhe Britania e Madhe) do konfirmojë ‘non gratën’ për Berishën para zgjedhjeve, pavarësisht spekulimeve mediatike që janë bërë deri tani.

“Pritet nga momenti në moment të ketë goditje ndërkombëtare, megjithë fluskën e sapunit se gjoja SHBA e Anglia janë tërhequr, unë mendoj se jo. Mendoj se këtë muaj mund të ketë konfirmim nga Britania dhe më tej SHBA në lidhje me Berishën. Sa më shumë PD thotë se i është hequr non grata Berishës, aq më shumë dhe fortë pozicionohet SHBA, sepse Berisha nuk mund t’i imponohet Amerikës”, thotë ai. 
Dhe më tej shpjegon arsyen dhe mënyrën se si funksionon politika amerikane për raste të politikës ndërkombëtare. 

“Pavarësisht se Republikan dhe Demokratë janë përballë, për raste të tilla ata nuk shesin askënd për tekat e një partie në Shqipëri, pra kanë qëndrime të përbashkëta. Administrata e re e Trump, nuk mund të dalë as kundër Biden, as kundër Yuri Kim për raste të ngjashme, pra për t’i dalë pro Berishës”, thotë ai.

Exit mobile version