Spahiu: Pakti Rama-Berisha për ‘listat e mbyllura’, qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv paktin për listat e mbyllura Rama-Berisha.

Sipas tij, marrëveshja u bë në kulmin e sezonit turistik ku vëmendja është më e pakët. Më tej ai shton se presidenti nuk do e dekretoj ndryshimin në kodin zgjedhor, pasi është antikushtetues.

‘Juristët i kanë këshilluar presidentit të mos firmos. Pakti Berisha-Rama qëllimisht u votua dhe u nënshkrua në kulmin e sezonit turistik që të harrohet dhe të mos ketë vëmendje,. Mendoj se presidenti as nuk do ta firmos dhe as nuk do ta kthej prapa. Do ta kaloj në heshtje që të mos bëhet pjesë e paktit antikushtetues të listave të mbyllura. Disa deputetë do zgjidhen nga kryetari i partisë. Një pjesë do zgjidhen nga partia. Kjo është shkelje që presidenti Begaj nuk do e firmos ashtu siç e kanë këshilluar juristët’, thekson juristi.

Artikulli paraprakVOA: Cilët janë individët që kërkoi Rusia në këmbimin me Shtetet e Bashkuara
Artikulli tjetërPas zbardhjes së vendimit të Kushtetueses, ja interpretimet e juristëve për kthimin e parave te profesionistët e lirë që kanë parapaguar tatimin pa qëllim