Juristi Kreshnik Spahiu analizoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si disa herë më të dobët krahasuar me periudhën kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 me një diferencë prej 1 milion votash.
Spahiu në një intervistë për Report TV theksoi se PD ka kaluar nga një forcë politike me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe arritje historike, në një parti të përçarë, në konflikt me aleatët ndërkombëtarë dhe të izoluar politikisht.
“Opozita dhe PD është 5 muaj para zgjedhjeve, ajo parti i ka takuar dhe i takon Berishës. Me gjendjen e PD, 5 muaj para zgjedhjeve të 2021 dhe 5 muaj para zgjedhjeve të 2027 e 2013, duke iu referuar 3 palë zgjedhjeve që kjo parti ka humbur.
PD para zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021 ka qenë më e fortë se PD e vitit 2025 e 11 majit. PD e 2013 ishte një parti që kishte mbështetje të fuqishme të SHBA, kishte koalicion më të gjerë, me një sërë suksesesh për heqjen e vizave etj, bashkoi Shqipërinë me Kosovën me rrugën e kombit dhe humbi me 1 mln vota.
Partia e 2025 është në konflikt me SHBA, ka liderët në hetim, s’ka koalicion dhe është e përçarë mes vetes, ka probleme me median dhe çështje të pushtetit. Ka një sërë aspektesh negative. Partia e 2017 e nënshtroi Ramën për qeveri teknike dhe zhvilloi protesta të forta, protestat e Bashës kanë qenë disa herë më masive, konsekuente, afatgjata, kanë pas më mbështetje,. Në çdo aspekt janë më të forta se këto të sotmet. Sot kanë qenë në çdo shesh të Tiranës vetëm diku nuk kanë shkuar, para kryeministrisë.
Nëse duam të kujtojmë se çdo ndodhë në 2025, nuk duhet të shohim strategjinë e Ramës por Berishës. Berisha është një lider i lexueshëm. Çdo lider futet për fitore, por çdo lider dhe sidomos Berisha me eksperiencë 34-vjeçare e di po aq sa ne rezultatin e zgjedhjeve me plus minus po aq sa ne.
Berisha apo ndërto një parti për në opozitë, nëse do ndërtonte parti për fitore, Rithemelimi duhej të ishte hapja e partisë një opozitë e re, një koalicion i ri. Çfarë ndodh sot, sa tiranas kishte në protestë. A po arrin të ndërtohet revoltë popullore apo është protestë strukturash partiake”, tha Spahiu.