Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria e majtë që qeveris vendin prej 3 mandatesh nuk ka arritur të realizojë asnjë program social për të majtët që e kanë votuar.
Spahiu u shpreh se socialistët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me socialistët evropianë në realizimin e programeve dhe platformave.
Sipas tij, është absurde që një qeveri e majtë në 2024 të mos ketë ndërtuar një azil pleqsh apo një jetimore.
“Si ka mundësi që në 2024 një qeverisje e majtë nuk ka ndërtuar një azil pleqsh, një jetimore në Shqipëri? Si ka mundësi të jesh një parti e majtë dhe nuk organizon asnjë paketë sociale për shtresat në nevojë? Të majtët janë votuar nga të majtët në Shqipëri, që kanë pritur një program të majtë dhe e majta shqiptare është e trashëguar nga të vetmet parti evropiane të majta që nuk u shpërbë me ardhjen e pluralizmit”, tha Spahiu.