Nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaron se tërheqjen e kandidatit në Kavajë Rama duhet të lexojë mirë, duke theksuar se ai mori këtë vendim nga frika e qëndresës së qytetarëve shqiptarë. Nga çadra e lirisë, Spaho i bëri thirrje Ramës që të vijë në tavolinën e dialogut që opozita e ka lënë të hapur, por jo me oferta sfiduese si në dy raundet e para. “Ne kishim deklaruar që në fillimin e kësaj protestë që zgjedhje në influencën e krimit dhe pa opozitën nuk do të ketë as në Kavajë as në 18 qershor. Nga përballja me qytetarët Rama u tërhoq si një frikacak dhe ti japë opozitën fitoren e parë ne betejën e madhe që kemi marrë në përpjekjet që po bëjmë për të garantaur zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Ai tha kryeministri duhet të ofrojë dialog të vërtetë dhe serioz në afrimin e palëve drejt zgjidhjes. “Rama deri tani nuk ka bërë asnjë tërheqje, edhe dy raundet e negociatave është parqitur sfidues pa asnjë ofertë serioze, duhet ta lexojë shumë mirë Kavajën dhe të vijë seriozisht në negociata për të krijuar kushte e domosdoshme që zgjedhjet të jenë sipsa standardeve. Ora po i kalon kryeministrit dhe e përsëris që ta lexojë mirë Kavajën dhe qëndrimin e qytetarëve pasi me vonë do të jetë von për të” tha Spaho. Ai shpreh bindjen se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. “Rama çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Edhe dje tha që zgjedhjet në Kavajë do të shkojnë sipas planit sot tërhoqi kandidatët nga frika e rezistencës qytetare. Ato që thotë Rama janë të tejkaluara. Nuk ka zgjedhje në 18 qershor sepse zgjedhje me krimin dhe drogën dhe pa opozitën nuk do të ketë. Duhet ta ketë kuptuar këtë dhe të vijë me seriozitet në tavolinë që ne e kemi lënë të hapur|. Në lidhje me zërat për zhvillimine e një protestë të dhunshme, Spaho tha: “Janë halucinacionet e Ramës. Në Kavajë do të kishte një festival paqe. Ne 80 ditë e kemi treguar që jemi protestuesit e paqes”. Spaho tha gjithashtu se protesta në Kavajë nuk do të zhvillohet, por është parashikuar një protestë në Tiranë javën e ardhshme.