Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho tha se, Partia Socialiste po mbron Tahirin sepse do të mbrojë Ramën. Spaho tha gjatë seancës plenare se, mandati i Tahirit u dorëzua pas presionit të Merkelit.
“Janë të dy të lidhur, por sot ai është në pozicionin si kryetrafikant dhe simbol i Edi Ramës për shkak të prokurorisë së Katanjas, i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm me Saimir Tahirin, është Tahiri dhe Edi Rama”, tha nënkryetar i PD, Spaho.
Sipas deputetit Spaho, Tahiri sot prapë i bëri presion Edi Ramës. Del sot e thotë e lë mandatin, po mirë para një jave nuk erdhi këtu për të mbrojtur mandatin. Çfarë ndryshoi apo shkoi zotëria në Berlin dhe i thanë o do shkojë në burg Saimitr Tahiri ose nuk ka negociata. Bëjnë sikur po heqin mandatin. I bëri presion para dy javësh, pavarësisht lojrave, sot prapë i bëri presion, unë po bëj sikur po heq mandatin. I bëri presion dhe me ministrin e Brendshëm tha je kontrabandisiti më i madh. Po të ishte për Saimir Tahiri do e kishin bërë kurban me kohë por doni të mbroni Edi Ramën. Mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën dhe veten tuaj”, u shpreh Spaho.