Në fshatin Sovjan kordinatori politik Edmond Spaho u përball me një gjendje trishtuese të dekompozimit të prodhimit bujqësor, ku qindra kuintalë patate dhe mollë detyrohen të varrosen nga fermerët, për shkak të bllokimit të shitjes. Duke folur me fshatarët për këtë çështje, z. SPAHO tha se në 25 Prill qeveria e re e Lulzim Bashës, do ti japë fund krizës bujqësore, duke rritur çmimet e referencës dhe duke shtuar subvecionet.
“100 milion euro në subvencione dhe 50 milion euro në investime në sistemin e vaditjes dhe ujitjes, do ti japin frymë sektorit strategjik të bujqësisë . Nga ana tjetër Taksa e sheshtë 9 përqind do të sjelle zgjerim për biznesin, sepse është në natyrën e tij të rrisë investimin.
Do ulen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sepse sot biznesi paguan 27 përqind, ndërsa me qeverinë e re do paguajnë 18 përqind, u shpreh z. Spaho.
Më tej ai trajtoi gjendjen ekonomike në tërësi, ku theksoi se familjet shqiptare me programin ekonomik të PD, do të ringrihen përmes politikave zhvilluese. Kordinatori Spaho solli në vëmendje rritjen e ndihmës ekonomike dhe mbështetjeve për familjet me të ardhura më pak se 640 mij lek në muaj, të cilave do tu përballohen nga shteti tarifat e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve.