Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tha në emisionin “Arnautistan” se Partia Demokratike zyrtare është i vetmi formacion që mund t’i ndryshojë gjërat në Shqipëri.
Spaho u shpreh se sot në PD ka njerëz të lirë, ka afrim të intelektualëve, dhe atë që janë brenda këtij formacioni politik nuk kanë përse t’i thonë faleminderit asnjë lideri.
Unë nuk mendoj se angazhimi publik është të bërtasësh. Ti po aktron që të kapësh një pozicion dhe ta shfrytëzosh. Nëse je për interesin publik, je i qetë, e sheh misionin tënd si një gjë normale. Kështu dua të jem, sepse nuk e përjetoj me konflikt të qenurit kështu. Ndihem relativisht i realizuar si person. Mua Shqipëria më ka dhënë mundësitë, u përfaqësova këtu si një dekan në universitet. Pse duhet të jem i pakënaqur me Shqipërinë?! Jam relativisht i realizuar.
Unë propozoj diçka, siç kam propozuar tani me programin për Tiranën për z.Bejko, por s’e shoh këtë si luftë, sepse s’i shoh të tjerët si armiq, si kundërshtarë po. Beteja është beteja e alternativave. Muajit e fundit ka ndodhur që një pjesë e teknicienëve duan të aktivizohen te kjo PD, sepse ndjejnë që është një parti demokratike. Kjo është demokracia të diskutosh lirshëm, jo të thotë i pari çfarë dua unë dhe të tjerët të ecin si kope. Pikërisht në këtë moment që PD dukej e brishtë, një pjesë e intelektualëve janë afruar natyrshëm, sepse kanë besimin se nuk do jenë të keqpërdorur.
Kam parë gjatë viteve që vinte një moment i caktuar, dhe kur ishte puna për t’u ngjitur në Serinë A, se çfarë ndodhte në sekondat e fundit. Kjo tymnajë ka shërbyer për të dalluar disa gjëra. Unë kam pasur një karakteristikë, s’kam pasur interesa ndaj asnjë lideri. Anëtarësimi im në PD s’kanë qenë i lidhur me një lider apo një tjetër, por kam punuar me idetë e qendrës së djathtë. Sot PD ka një shans, është e lirë, uroj që qytetarët shqiptarë ta kuptojnë këtë gjë. Unë s’besoj se do humbas zgjedhjet, sepse varet çfarë nënkupton ti me humbje. Nëse një formacion politik mund t’i ndryshojë gjërat në Shqipëri është PD. Tre të tjerët kanë pasur 32 vite mundësi për t’i ndryshojnë gjërat dhe e kanë treguar ku kanë arritur. Ata që janë sot në PD janë njerëz që nuk kanë përse t’i thonë faleminderit asnjë lideri, sepse janë njerëz të lirë”.
I pyetur nëse ia njeh të drejtën Bashës për të konkurruar për kryetar partie, ai tha:
Unë ua njoh të drejtën të gjithëve për të konkurruar. Normalisht personave që kanë probleme me partnerët jo”.