Spaho: Rama hajdut zgjedhjesh, duhet zhdukur!

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si hajdut zgjedhjesh.
Duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga Zëri të Amerikës me Vangjush Dakon e Avdylajt, Spaho u shpreh se ato përgjime tregojnë se si janë vjedhur dhe manipuluar votat për të ardhur Rama në pushtet.
“Administrata është kthyer në kazan partiak. Gjendja e rendit dhe sigurisë është në pikën më të ulët. Me mijëra ton drogë i dërgojmë cdo vit Evropës. Ajo që kemi mangut është të dëgjojmë kryeministren. Të thashë Ulsi se je i përgjuar. Krimi i organizuar dikton zgjedhjet në Shqipëri. Ky kryeministër është hajdut zgjedhjesh. Dilni masivisht në protestë për ta zhdukur këtë të keqe të madhe”, tha Spaho.

Artikulli paraprakMediat botërore ngrenë alarmin, Rama bën rolin e viktimës…
Artikulli tjetërDeklarata e fortë nga Gjermania: Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por popullsia!