Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka kërkuar sot në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve në Kuvend që Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve.
Spaho ka folur për lidhjet e deputetëve me krimin dhe sidomos për faktin skandaloz të denoncuar muajt e fundit, miqësinë e Ballës, Taulant Ballës, me një anëtar të bandës së Aldo Bares, biznesmenin e dënuar për drogë, Edmond Begon. Po ashtu, tërhoqi vëmendjen për deputetin Jurgis Çyrbja dhe lidhjen e tij me bandën e Shullazit.
“Ngrita shqetësimin të gjendjes kriminale në vend. Shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit si edhe kriminalizimin e qeverisjes. Solla në vëmendje jo vetëm gjendjen në qytetet kryesore të vendit por edhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala gjë që është pika kulmore e asaj politike që ka ndjekur Rama, në luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj medias në tërësi që nuk kanë qenë në unision me qëndrimet e tij politike.
Është kjo përkëdhelje e tij ndaj krimit që kanë sjellë ngjarje të tilla. Solla në vëmendje rastin e kreut te grupit PS që ka lidhje familjare më një të dënuar me 22 vite burg për trafik droge.
Si edhe ngrita shqetësimin e rastit të deputetit Ergys Cyrbja që sikundër është vërtetuar komunikon me përfaqësuar të një bande mjaft të rrezikshme, banda Shullazi.
Nevojën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ngrita shqetësimin e cështjes së reformës në drejtësi e cila ka dështuar, sot jemi pa KLGJ dhe pa KLP. 11 prokurorë e gjyqtarë ndaj të cilëve janë ngritur probleme serioze për kapërcim të vettingut. Zgjidhja nga PD, që në 2016 kur u miratuan ndryshimet në kushtetutë kemi paraqitur propozimin që 7 ligjet e ref. Në drejtësi të miratohen me konsensus, ku vetëm një u miratua. Kemi propozuar rishikimin e paketës së 6 ligjeve nuk mund të zgjidhen vetëm me ligjin e magjistraturës. Ata duan dy vite të përfundojnë shkollën nuk kanë njohuritë e duhura. Ngrita çështjen e teatrit. Urova që maxhoranca të ketë kurajon e ta sjellë ligjin në Kuvend dhe të miratojë dekretin e të rrëzojë ligjin për Teatrin. Është e qartë që nuk e kanë këtë vullnet por të kenë parasysh deklaratën e Basha, që paqëndrueshmëria politike do jetë tipari kryesor mes maxhorancës dhe opozitës”, tha Spaho.