Spaho u largua nga komisioni hetimor, reagon PD: Partia e re e Nongratave të shpallur dhe të pashpallur, doli në mbrojtje të vjedhjes me aferën e inceneratorëve

PD ka reaguar përmes një deklarate për mediat, pas largimit të Edmond Spahos, përkrahës i ish kryeministrit Berisha, nga komisioni hetimor për inceneratorët.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.”- thuhet në reagim, ku theksohet se komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave.

Reagimi i plotë:

Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fspaho u largua nga komisioni hetimor reagon pd partia e re e nongratave te shpallur dhe te pashpallur doli ne mbrojtje te vjedhjes me aferen e inceneratoreve%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.

Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.

Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Artikulli paraprakTabaku publikon dokumentet: Ja procedura abuzive e ndjekur për inceneratorin e Elbasanit, menjëherë pasi Lefter Koka merr informacion lajmëron…
Artikulli tjetërDemokratët nuk mbarojnë!