Nga Sidi Hasanaj
Që në orët e para të kësaj të premteje, forcat e rendit nisën arrestetime të 43 personazheve të botës së krimit me urdhër të SPAK.
Por e vërteta është shumë më komplekse dhe e thellë se sa thjeshrë lufta mes pushtetit të drejtësisë dhe pushtetit të krimit.
Në fakt, sot u godit shtylla kurrizore elektorale e partisë socialiste. Nga Arben Ndoka në Lezhë, te familjet kriminale në Nikël, Vlorë, Laç e Avdylajt dhe Plarent Dervishi në Durrës, janë kupola drejtuese që i jep supremacinë elektorale në terren Edi Ramës prej 2013, dhe ishin kthyher në super fuqi ekonomiko-kriminale për gjithë Europën.
Sot SPAK i goditi Edi Ramës, faktorë politikë që valencën elektorale e kanë me dhjetëra e qindra herë më të madhe se çdo deputet apo ministër i PS.
Njerëzit që kanë gjobitur bizneset, që kanë qarkulluar qindra milionë euro heroinë e kokainë, që kontrollojnë portet e Durrësit, Vlorës, Lojërat e Fatit dhe vrasjet me pagesë në Shqipëri… sot u goditën fatalisht!
Mbase kjo e Premte është dita më e lavdishme për organin e prokurorisë në historinë moderne Shqipëtare, por kur këtyre keqbërësve ju bashkua në bankat e hetuesisë së SPAK dhe BKH, sekretsri i përgjithsëm e Kryeministrit, Ëngjëll Agaçi, një nga njerëzit më të lidhur me oligarkët dhe krimin… kur u paraqit në SPAk dhe kryetarja e bashkisë Durrës (pasuesja dhe zëdhëndjsa e Dakos)… me plot gojën mund të thuhet se super struktura kriminalo-politike e Edi Ramës morri një goditje mu në zemër, sot ishte e Premtja e zezë e tyre!