SPAK do të marrë në pyetje Ilir Metën, ja kur do paraqitet para prokurorëve!

Nesër (7 janar 2025)  SPAK pritet të marrë në pyetje ish-presidentin Ilir Meta.

 

Burime bëjnë me dije se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00.

Mësohet se Ilir Meta do të pyetet në cilësinë e personit nën hetim.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me nje bizmesmen, për marrjen përsipër të ndryshimit në favor të tij, të një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Ai u arrestua bazuar në rezultatet e këtyre hetimeve dhe gjendet në paraburgim. Meta i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë në gjykatë.
Akuza të ngjashme ka ngritur SPAK edhe ndaj deputetes Monika

Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës, të cilët ndodhen tashmë në një proces divorci. Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho ndodhet detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv. Në të njëjtën masë sigurie po hetohet për pastrim parash edhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

Exit mobile version