SPAK, e vetmja shpresë

Nga Ergys Mërtiri

Sot më shumë se kurrë është e qartë që SPAK-u mbetet e vemtja shpresë që ky vend të ndryshojë dhe të shkëputet njëherë e mirë nga këneta e këtyre 35 viteve. Por nga ana tjetër ai kërcënohet sot më shumë se kurrë nga Rama dhe Berisha, përfshi këtu oligarkinë ekonomike, mediatike e kriminale që punon krah tyre.

Nëse SPAK-u ka mbijetuar deri më tani, kjo vjen sepse ka pasur mbështetje të fortë ndërkombëtare, ndryshe do ta kishin ngrënë që ditën e parë. Por sidoqoftë rruga e tij ka kaluar mbi një mal pengesash, presionesh, intrigash e stërkëmbëshash nga më të këqijat. Duhet kuptuar se edhe mbështetja ndërkombëare ka kufizimet e veta, por gjithashtu ndërkombëtarët nuk është e thënë të kenë vullnet të hekurt për të luftuar deri në ekstrem për të na ndihmuar ne.

Për këtë arsye, sot më shumë se kurrë, SPAK-u ka nevojë të mbështetet fort dhe fuqimisht nga e gjithë shoqëria. Kur ndërkombëtarët të shohin se shoqëria e do dhe e mbështet këtë proces edhe ata do ta kenë më të lehtë të ushtrojnë më fort presionin e tyre, por nëse ne heshtim dhe lejojmë që maskarenjtë me pushtet të delegjitimojnë gjithçka që është arritur deri tani, edhe vullneti i tyre mund të dobësohet.

Ky është një fat që nuk është e thënë të mos përmbyset dhe as të përsëritet më nëse dështon këtë rradhë. Kështu që sot është momenti për ti thënë jo atyre që duan të na e vrasin këtë shpresë.

Artikulli paraprakAkuza e rëndë/ Një kompani denoncon AKSHI-n se paracaktoi tenderin e kamerave të doganave për kompaninë kineze të sanksionuar nga SHBA
Artikulli tjetërInteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi! Çfarë parashikohet për zhvillimin e kësaj teknologjie