SPAK heton Veliajn dhe rrethin e tij për korrupsion/ Kryebashkiaku firmosi leje ndërtimi. Zbulohen transfertat e dyshimta bankare

Në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe familjarëve të tjj nën dyshimet për korrupsion, ushtroi ndër të tjera kontroll personal edhe ndaj biznesmenit Elman Abule dhe gruas së tij Marisa Nito. Kontrollet u kryen pasi dy bashkëshortët dyshohen se kanë lidhje të ngushta me Erjon Veliajn dhe gruan e tij Ajola Xoxa.

Elman Abule ndërkohë ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Bashkia e Tiranës, pasi me kompaninë e tij Fidalba shpk ai ka marrë leje per ndërtimin e një pallati disa katësh në rrugën Llambi Bonata në Kombinat. Ndërkohë që Veliaj ka firmosur lejen për ndërtim hetuesit kanë zbuluar se Abule dhe gruaja e tij kanë kryer disa transaksione në drejtim te Ajola Xoxës dhe familjarëve të tjerë të Veliajt. Arsyeja: se Ajola Xoxa do tu jepte shërbime konsulence.

Pra burri iu firmos leje ndertimi, gruaja ka dhënë ndërkohë konsulencë. Por prokuroria e Posacme dyshon se faturat për këto shërbime kanë qenë fiktive. Dyshohet se të hetuarit kanë ngritur një skemë për injektimin e parave në sistem bankar në një kohe që paratë rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.

Artikulli paraprakShqiptarët “boomerang”: Si trafikantët e drogës po shfrytëzojnë sistemin e emigracionit në Britani për të rikthyer aktivitetet kriminale
Artikulli tjetër“Dhunë dhe trajtim çnjerëzor”, KiE raport shokues për qendrat italiane të refugjatëve; merr goditje edhe modeli shqiptar