SPAK, kërkesë Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burimet bëjnë me dije se ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./bw

Artikulli paraprak10 presidentët me pagat më të larta në botë, Shqipëria e 129-ta! (Në një nivel me Kinën)
Artikulli tjetërKërkesa e SPAK për masë të re sigurie ndaj ish-kryeministrit/ Nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, te heqja e imunitetit, afatet për rastin ‘Berisha’