SPAK kërkoi dy javë kohë për çështjen/ A do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut? Hide: Do ta mendoj

SPAK ka kërkuar 2 javë kohë për të vendosur nëse do ta mbajë ose jo çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Libohovës, Leonard Hiden.

Mësohet se kërkesa në fjalë u bë për faktin se dyshimet për vepër penalë janë para se të bëhej kryetar Bashkie.

Ishte gjykata e Gjirokastrës që e shpalli moskompetencen dhe solli dosjen në GJKKO për Hiden.

Hide tha për mediat se kur kandidoi për kryetar Bashkie nuk kishte dijeni që ishte nën hetim. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen u shpreh se do ta mendoj.

Kujtojmë se ai po hetohet për kohën kur ishte shef komisariati në Gjirokastër, ndërsa akuzohet se asokohe ka lejuar mbjelljen e lëndëve narkotike.

Exit mobile version