SPAK kërkoi masë arresti për Berishën, Kulluri: Lëvizje që pritej që në nisje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se kërkesa e SPAK për sigurimin e masës së arrestit, ishte një masë që pritej.

Ai tha se kërkesa që SPAK i është dërguar Kuvendit mund të ndodhte që pas herës së parë kur zoti Berisha refuzoi të paraqitej në gjykatë, ndërsa shtoi se lajmi i vetëm në gjithë këtë histori është që njeriu më me ndikim në 30 vite në Shqipëri, mund të ndalohet në banesë ose edhe të futet në burg.

“Kjo masë mund të ishte marrë që pas mos paraqitjes për herë të parë të zotit Berisha. Kjo edhe për arsye se zoti Berisha, ka qenë këtu, ka qenë i njoftuar dhe ka refuzuar me koshiencë të plotë masën detyrim paraqitje.

Nëse i shkojmë ligjit, këtu nuk ka asnjë lajm, ishte ajo që pritet të ndodh. Lajmi është qe patjetër personazhi më ndikimin në 30 vite, në këtë tranzicion , do të ndalohet në banesë e mbase edhe në burg”,-tha Kulluri.

Artikulli paraprakAmerikanët dhe britanikët i kanë “larë” duart me Berishën, deklaratat e tyre janë për ndjekësit e tij
Artikulli tjetërUEFA bëhet gati për ndryshimin epokal, përse ndeshjet e fundit në grupe janë historike