SPAK kërkon “arrest në shtëpi”, GJKKO jep sot masën për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme do të japë sot masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.

Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.
SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

lg.php?bannerid=1490&campaignid=141&zoneid=488&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fspak kerkon arrest ne shtepi gjkko jep sot masen per sali berishen%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=470&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fspak kerkon arrest ne shtepi gjkko jep sot masen per sali berishen%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebIsh-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.

Artikulli paraprakBota sot sipas besimeve fetare, arsyet pse së shpejti njerëzimi do të dominohet nga muslimanët
Artikulli tjetërDyshimet për korrupsion/ Biseda se si të justifikoheshin faturat, zbardhen përgjimet e ish-ministrit Beqaj, përdorte telefonin e shoferit: Oferta s’ka rëndësi!