“SPAK kompetenca për t’i dhënë fund korrupsionit”. Basha pret kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.

Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

Kryetari i PD, shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.
Sot institucioni i vetem që ka kopetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë.

Prandaj, Partia Demokratike është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë.

Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës.

“Detyra e politikës, – tha Basha, është t’u japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan t’i përfaqësojnë ne Parlament.

Artikulli paraprak“Nuk bëhemi mburojë për askënd”/ Indrit Sefa: Mbështetja e PD ndaj SPAK-ut është pa kushte
Artikulli tjetër“Partitë politike duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse”- I ngarkuari me punë i SHBA: Qëndrimi ynë me personat “Non grata” nuk ka ndryshuar. Politikanët e përfshirë në korrupsion nuk do të kenë të ardhme