Historiani i njohur Hasan Bello, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, shprehet se SPAK është investimi më i mirë që SHBA dhe BE kanë bërë për kombin tonë.
Bello shprehet se Prokuroria e Posaçme është një mekanizëm që politikës i ka dalë jashtë kontrollit.
Gjithashtu, ai ironizon edhe arrestimin e Erjon Veliajt, duke propozuar në mënyrë ironike, që me rastin e 105-vjetorit të kryeqytetit, Nesti Angoni të shpallet “Qytetae nderi”.
Më poshtë postimi i plotë i dr. Hasan Bellos:
1-SPAK-u është investimi më i mirë që ShBA dhe BE kanë bërë për kombin dhe shtetin shqiptar. Asnjë qytetar i ndershëm nuk ka arsye për të qenë kundër gjykatave dhe prokurorisë e mbi të gjitha kundër ligjit.
Këtu bëjnë përjashtim vetëm politikanët e korruptuar.
2-SPAK është një mekanizëm që u ka dalë jasht kontrollit politik. Kjo nënkupton ndarjen e tre pushteteve nga njëri-tjetri dhe funksionimin e institucioneve sipas modelit perëndimor.
3-Në momentin që gjykata miraton kërkesën e prokurorisë për masë arresti ka prova të pakontestueshme.
4-Kur kryeministri mbron hajdutin dhe i del kundër organeve të drejtësisë do të thotë që është bashkëfajtor.
5-Kjo situatë nuk mund të ndodhte pa një garanci të ShBA dhe aleatëve perëndimor për organet e drejtësisë.
6-Propozoj që Nesti Angoni të shpallet qytetar nderi, me rastin e 105 vjetorit të Tiranës si kryeqytet!