SPAK merr të pandehur Asllan Dogjanin, ja për çfarë akuzohet deputeti i Berishës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit, i cili akuzohet për fshehje pasurie.

Dosja është hedhur ne short dhe për shqyrtimin e saj është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj.

Dogjani është paraqitur së fundmi disa herë në Spak, por për mediat ka deklaruar se ka bërë kallëzim lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë.

Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë, ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Aso kohe Dogjani po ashtu tha se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Artikulli paraprakRa nga lartësia teksa ishte në gjendje të dehur, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Artikulli tjetërBasha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt: Politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës