SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish ministres së shëndetësisë, aktualisht ministre e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu.
Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Ky procedim është regjistruar për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e Covid-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Referuar kallëzimit të bërë, tregohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë gjatë kohës që ishte ministre e shëndetësisë.
Spak po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, për një çështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.