Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 Prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga vëllai i kryeministrit
Arsyetimi i prokurorit ka qenë se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim, dhe në rast se nuk ka një kallëzim, nuk është targetin e SPAK, pasi kjo mund të zgjidhet në rrugë gjyqësore për shpifje apo cënim të imazhit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kjo çështje është kompetencë e gjykatës nëse një palë i drejtohet.
Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij në lidhje me përfshirjen e tij në grupin e kokainës së “Xibrakës”.